Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është nisur drejt Tiranës për të ndjekur në stadiumin “Air Albania” ndeshjen Shqipëri – Çeki.
Kurti shoqërohet nga Lulzim Jashari, djali i kryekomandatit legjendar, Adem Jasharit.
“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti.