Forcat e Armatosura kanë vijuar gjatë gjithë natës operacionet pa ndërprerje në disa zona të vendit, për stabilizimin e plotë të situatës pas problematikave të krijuara nga kushtet e motit.
Ministri i Mbrojtjes bën me dije se, angazhimi i strukturave ushtarake është përqendruar në zonat e Lezhës, Mirditës, Selenicës, Novoselës, Ferrasit dhe Durrësit, ku falë punës intensive është bërë i mundur çlirimi i një numri të konsiderueshëm banesash dhe aksesh rrugore.
Në orët e para të mëngjesit është realizuar edhe hapja e plotë e rrugës në zonën e Jubës, duke lehtësuar qarkullimin dhe aksesin për banorët dhe shërbimet emergjente. Ndërkohë, operacionet do të vijojnë pa ndërprerje deri në normalizimin e plotë të situatës dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.
Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me strukturat e tjera shtetërore, mbeten në terren dhe në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur çdo nevoje, theksoi Vengu.
