Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Fabrika e lëkurës shkarkon mbetjet në lumin Osum! Banorët: Po çojmë fëmijët në spital me probleme me frymëmarrjen!

21:04 / March 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
osumi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lumi Osum ka marrë ngjyrën e bardhë dhe aromën e rëndë të ndotjes që shkaktohen fabrika e lëkurës në fshatin Vodicë të Poliçanit. Mbetjet shkarkohen gjatë natës në lumë, ndërsa banorët ankohen se përpos aromës së keqe, uji është i dëmshëm për bujqësinë e blegtorinë.

“Vjen erë e keqe. Lumi bëhet shkumë, punon më shumë natën, vjen era e lëkurave. Gjithmonë i çojmë fëmijët në spital për probleme me frymëmarrjen”, thanë banorët .

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Dritan Metaj tha gjatë kontrollit të ushtruar në mënyrë të befasishme subjekti “Kici Qytyku Sh.p.k” nuk ishte në punë e për pasojë nuk kanë marrë asnjë masë administrative.

“Subjekti e ka impiantin e filtrimit, por do parë (konstatuar) nëse e vë në punë apo jo këtë impiant. Grupi i inspektimit  kontrolloi gropat septike, por fabrika po punonte kur shkuan inspektorët. Ju la detyrë të dorëzojë pranë ARM raportin 6 mujor të vetë- monitorimit”, tha Dritan Metaj kryeinspektor i ARM

Sipas tij, Agjencia e Mjedisit nuk ka aparatura dhe as staf të kualifikuar për matjen dhe evidentimin e saktë të faktorëve ndotës që shkaktojnë shkumën dhe aromën në lumin Osum.

“Duke qenë se lumi Osum është pika fundore e shkarkimit të ujërave të bardha e të zeza të Bashkisë dhe subjekteve private, kërkojmë nga ATM inspektim për matjen e instrumenteve të faktorëve ndotës, duke qenë se  ARM Berat nuk ka pajisje dhe as staf të kualifikuar për matjen e nivelit ndotës”, u shpreh Metaj.

Kjo fabrikë e ndërtuar 20 vite më parë funksionon me leje mjedisore që është rinovuar një vit më parë nga Ministria e Mjedisit. Fabrika duhet të ketë impiante nëntokësore për shkarkimin e mbetjeve të përpunimit të lëkurave por kreu i Agjencisë së Mjedisit tha se nuk ka dijeni për funksionimin e tyre.

fabrika lekures osum
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.