Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Facebook” së shpejti do të ndryshojë emrin! Si do ta quajë platformën Mark Zuckerberg?

16:22 / October 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
facebook plans to change its name mark zuckerberg would have 870x522 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Facebook” është bërë një fjalë që e themi po aq shpesh sa “Po” dhe “Jo”, por shumë shpejt ky rrjet social nuk do të quhet më kështu. Ai do të ndryshojë emrin e tij dhe kjo do të bëhet javën e ardhshme!

Pas përfshirjes në shumë skandale që lidhen me të dhënat e personave të regjistruar në gjigandin social dhe shumëçka tjetër, sipas Daily Mail, rrjeti më i madh social që ka në zotërim edhe Instagram e WhatssApp do të ndryshojë emrin, si një mënyrë për të “pastruar” imazhin.

Thuhet se drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetore të kompanisë në 28 tetor, por mund të zbulohet edhe më shpejt, sipas Verge.

Kjo lëvizje, vjen fiks në një kohë kur po flitet, për ndërtimin e të ashtuquajturës “metaverse”, një botë në internet ku njerëzit mund të përdorin pajisje të ndryshme për të lëvizur dhe komunikuar në një mjedis virtual.  Në shtator, Facebook njoftoi se fillimisht do të investonte 50 milionë dollarë për ta ndërtuar, një veprim që Mark Zuckerberg e përshkroi si të rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë.

Të martën, u lajmërua se do të hapeshin 10.000 vende pune në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj metaverse.

Verge thotë se një emër i mundshëm për kompaninë mund të jetë “Horizon”, pasi së fundmi edhe platformën e lojërave VR u quajt “Horizon Worlds”.

facebook Mark Zuckerberg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkak një mesazh në rrjete sociale, dhunohet emigranti: Më kanë qëlluar pa mëshirë

16:02 / January 11, 2026

Akuza të forta ndaj Facebook, platforma lejoi lavdërimin e masakrës terroriste në Sydney

13:25 / December 30, 2025

Vendet evropiane që përdorin më shumë inteligjencën artificiale

19:59 / December 29, 2025

Mashtrimet e inteligjencës artificiale me zërin tuaj, si mund ta përdorin kriminelët numrin tuaj të celularit

20:25 / December 8, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.