Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Fajin e kanë të tjerët, jo ne që firmosëm

19:55 / December 11, 20254 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
111765454887 kuvendi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Iris Luarasi

Ligji e shpjegon qartë: një kandidaturë për Avokatin  e Popullit paraqitet me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë. Në momentin kur kandidatura dorëzohet me ato firma dhe afati mbyllet, akti është i kryer. Nuk ka asnjë dispozitë që lejon tërheqjen retroaktive të firmave, ashtu si nuk ka asnjë normë që lejon të zhbëhet fakti që një deputet e ka sponsorizuar publikisht kandidatët. Çfarë po shohim sot është një përpjekje e dëshpëruar për të bërë politikë me instrumente juridike: të pretendohet se me një deklaratë të vonuar mund të fshihen firmat, të fshihet mungesa e koherencës dhe të shpëtohet fytyra e një partie që, në vend të llogarisë hapur zgjedhjen e saj, përpiqet të zhbëjë gjurmët e veta. A kishin kolegët e opozitës ndonjë presion nga PS kur hidhnin firmat për kandidatët?

Duket tragjiko-komike që opozita që ka hedhur firma për mbështetjen e kandidaturës së Endri Shabanit na kërkon ne llogari pse ka ardhur edhe emri i tij me 5 emrat e kandidatëve të tjerë në seancë. Ndërkohë në një intervistë për Syri TV shihja deputetin e opozitës që thotë se urdhërin për firmat e ka dhënë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Z. Noka, por nuk pranonte të jepte emrin e deputetit të PD që lobonte për Z. Shabani. Dhe ne kemi sërish faj për këtë?

E vërteta është se tërheqja e firmave, në këtë fazë, është një akt politik pa asnjë efekt juridik. Firmat kanë ekzistuar në momentin e depozitimit, janë përdorur për të kualifikuar kandidaturat dhe mbi to ka vepruar Komisioni i Ligjeve. Ajo që mund të ndryshojë sot është vetëm vota dhe qëndrimi politik, jo historia zyrtare e procesit. Për më tepër, në rastin konkret flitet se dokumenti i një prej kandidateve politike, të dalë nga aparati i një partie, ka vetëm 27 firma, pra nuk arrin as minimumin formal që vetë ligji kërkon. Këtu nuk kemi të bëjmë me torturim të interpretimit, por me paaftësi elementare për të respektuar një numër: 28.

Prandaj pyetja themelore nuk është “a na lejon ligji t’i tërheqim firmat?”. Pyetja është: si ka mundësi që një parti që pretendon të përfaqësojë popullin opozitar ka rënë në atë gjendje sa nuk arrin të prodhojë një emër të vetëm, të pastër, të pavarur, mbi palët, dhe të qëndrojë pas tij? Si ka mundësi që, pasi shpërndan nënshkrimet pa kriter, e njëjta parti mundohet t’i marrë mbrapsht me një deklaratë, sikur nënshkrimi i deputetit të ishte kupon fiskal e jo instrument i sovranitetit që kjo sallë përfaqëson?

Pikërisht këtu bëhet domethënëse ajo që tha në intervistë deputeti i PD, Saimir Korreshi. Ai vetë e pranon në thelb që procesi i firmave për kandidaturat e Avokatit të Popullit është bërë pa seriozitet dhe pa filtër politik e profesional, ndërsa përpiqet ta relativizojë si diçka “normale” në kushtet e opozitës së fragmentuar. Korreshi pranon që firmat janë hedhur “shumë lehtë”, “për miqësi” apo “për sport politik”, çka tregon mungesë serioziteti institucional në një proces kushtetues si zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Edhe më problematike është ideja që ai përpiqet të shesë si justifikim: se “firmosja nuk do të thotë domosdoshmërisht mbështetje”. Kjo është në vetvete pranimi se deputetët kanë abuzuar me një instrument formal, duke e kthyer në procedurë fiktive. Me këtë logjikë, nënshkrimi i një deputeti për një institucion kushtetues nuk vlen as sa një status në Facebook: e hedh sot, e fshin nesër, sikur po bën humor e jo ligj.

Nëse ka një mesazh që duhet të dalë nga ky debat, ai është i thjeshtë: Kushtetuta dhe ligji nuk janë dekor, por gardianë të pavarësisë së këtij institucioni. Dhe kush sot përpiqet të bëjë lojëra me firmat, me kriteret, me perceptimin e pavarësisë, në fakt po nënshkruan diçka shumë më të rëndë se një formular kandidimi: po nënshkruan krizën e vet politike, paaftësinë për t’u unifikuar rreth një kandidati të vetëm serioz dhe gatishmërinë për ta katandisur opozitën në një instrument taktikash të vogla, që nuk mban dot as fjalën, as firmën, as respektin minimal ndaj institucioneve që pretendon t’i mbrojë.

fajin firmosen Iris Luarasi tjeret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.