Në një botë kur një pjesë e njerëzve kopjon Kim Kardashian, vetë Kim kopjon dikë tjetër. Në këtë rast, Naomi Campbell. E gjithë “teoria” e internetit nisi pas veshjes së Kim-it në dasmën e Chance the Rapper. Ajo zgjodhi një fustan në nuancat e ngjyrës vjollcë, blu dhe të verdhë, i cili është i njëjtë me atë që Naomi veshi në sfilatën e Versace në vitin 1996.
“Hera e parë është ‘aksident’. Hera e dytë rastësi. Hera e tretë është kopje.” – shkruhet në postime të ndryshme në Twitter.