Transferimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United nuk është aspak një dështim. Edhe pse u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit, skuadra nuk arriti të siguronte zonën Champions League por me siguri mund konisderohet kampione e rrjeteve sociale falë Ronaldos.
Sezonin e fundit, Manchester United e mbylli me rreth 2 miliardë komente, pëlqime dhe shpërndarje postimesh pavarësisht se skuadra ka vuajtur jo pak në fushën e lojës.
Rrirja e ndjeshme e klikimeve e ka bërë Manchester United klubin më popullor në rrjetet sociale duke lënë pas edhe Realin e Madridit apo Barcelonën.
Në këtë mënyrë, të ardhurat janë rritur gjithashtu dhe klubi do të bëjë çmos për të bindur luzitanin të qëndrojë edhe një sezon pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ndahen të gjithë të lumtur nga kjo bashkëjetesë.