Tre inspektorit e ministrisë së Arsimit i drejtonin 3
rekomandime drejtoreshës Çekani, dhe më konkretisht që Abaz Hoxha, drejtori i
gjimnazit “Gramoz Palushi” te rishikonte procedurën e emërimit të
nëndrejtorit të shkollës, Blerim Deda.
Të
premten e kaluar Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e saj për
pezullimin nga detyra të Abas Hoxha,drejtorit të shkollës “Gramoz Palushi”, në
Paskuqan. Prokuroria e kryeqytetit gjatë hetimeve të kryera kishte konstatuar
se nëpërmjet ushtrimit të detyrës së tij, Hoxha kishte kryer veprën penale të
“Shpërdorimit të detyrës” dhe Falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, duke
ndryshuar rezultatin e konkursit për përzgjedhjen e nën/drejtorit të shkollës
“Gramoz Palushi” në Paskuqan.
Por tashmë prokurori i çështjes Gentian Abazaj është përqëndruar në verifikimin
edhe të një akuze tjetër atë të korrupsionit të drejtorit Hoxha, pasi nga
dëshmitë e disa prej përfaqësuesve të qëndrën ”Albania Katar Center”, që
kryente trajnime dhe çertifikimin e mësuesve, ka rezultuar se për çdo trajnim
dhe çertifikatë kërkohej nga mësuesit një pagesë prej 30 mijë lekë të vjetra.
Por çuditërisht, ndryshe nga sa ka dëshmuar në prokurori përfaqësuesi i
“Albania Katar Center”, një nga mësuesit e shkollës “Gramoz Palushi”,në
Paskuqan ka treguar në prokurori se për çertifikatat ka paguar 60 mijë lekë të
vjetra dhe këto lek ja ka dorëzuar në dorë drejtorit të shkollës Abas Hoxha.
Kaq ka mjaftuar që prokuroria të nisë verifikimet e imtësishme për korrupsion,
dhe është thirur disa herë përfaqësuesi i ”Albania Katar Center”.
Ai ka këmbëngulur se qëndra e trajnimeve merte një shifër prej 30 mijë lekë të
vjetra dhe jo 60 mijë lekë të vjetra. Prokuroria ka krijuar dyshime se
diferencën e mbetur prej 30 mijë lek të vjetra e merte drejtori i shkollës Abas
Hoxha. Tashmë pas pezullimit të drejtorit Abaz Hoxha, vetë drejtoresha e
arsimit në Kamëz Çekani është bërë objekt i verifikimit të prokurorisë së
Tiranës, pasi në mënyrë të kundraligjshme nuk ka zbatuar tre rekomandimit e
bëra nga raport-inspektimi i datës 13 dhjetor 2018 i kryer nga grupi i punës në
ministrinë e Arsimit Besnik Rama, Holta Seferi dhe Albana Çelaj.
Tre inspektorit e ministrisë së Arsimit i drejtonin 3 rekomandime drejtoreshës
Çekani, dhe më konkretisht që Abaz Hoxha, drejtori i gjimnazit “Gramoz
Palushi” te rishikonte procedurën e emërimit të nëndrejtorit të shkollës,
Blerim Deda. Grupi i punës rekomandonte që Ermioni Çekani të rishikonte
vendimin e 17 shtatorit 2018 të drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Halit
Coka”për emërimin e A.B mësuese definitive,pasi ky vendim nuk është i
mbështëtur në udhëzimin e ministrisë, që flet për procedurat e lëvizjes
paralele.Por çuditërisht Ermioni Çekani nuk ka lëvizur fare, duke
Postime te ngjashme
Add A Comment
