Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Falsifikonin dokumenta, Policia arreston 8 persona në Gjirokastër

18:48 / September 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POLICIA E SHTETIT 1024x576 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “No chance”. Policia e Shtetit njofton se, ka vënë në pranga 8 shtetas, pjesë të grupit kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sipas Policisë, është gjetur dhe është sekuestruar një laborator që shërbente për falsifikimin e dokumenteve, një shumë e konsiderueshme parash, automjete dhe sende të tjera të kundërligjshme që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë kriminale. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas iranianë.

Policia njofton se, është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: H., 32 vjeç, banues në Tepelenë; D., 40 vjeç, banues në Fier; P., 56 vjeç, banues në Konispol; H., 40 vjeç, banues në Tepelenë; Sh., 56 vjeç, banues në Gjirokastër; S., 54 vjeç, banues në Gjirokastër; ⁠J. Ç., 51 vjeçe, banuese në Gjirokastër; T., 52 vjeç, banues në Gjirokastër.

Këta shtetas dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024, kanë kryer veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të falsifikimit të dokumenteve, kundrejt fitimit. Policia e Shtetit bën të ditur se, po vijon me veprimet procedurale.

8 persona Gjirokastër
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.