Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Falsifikonte dokumente, arrestohet ish-zyrtari në Gjirokastër

13:24 / July 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7849
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Gjirokastrës ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë për arrestimin e J.N i akuzuar për falsifikim të dokumentave.

Pas hetimeve të të Prorkurorisë së Gjiorakastrës rezultoi se J.N sëbashku me shtetasit e arrestuar më parë F.T dhe A.M. përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”. Licenca që rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë ASHK-Gjirokastër, por edhe në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë.

Njoftimi:

I akuzuar për falsifikim të dokumenteve më shumë se një herë, Prokuroria Gjirokastër arreston shtetasin J.N.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në vijim të hetimeve të procedimit penal Nr. 51 të vitit 2024, në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ekzekutoi masën e sigurimit “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasit J.N, si person i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e arrestuar më parë F.T dhe A.M. përpilonte plane rilevimi dhe raporte vlerësimi pronash duke përdorur në dhjetëra raste licencat e falsifikuara me emrat A. T., D. H. dhe studio “Geo-Spital”. Licenca që rezultojnë të jenë përdorur jo vetëm pranë ASHK-Gjirokastër, por edhe në Drejtoritë e ASHK-së në Tiranë.

Në kuadër të këtij procedimi, gjithashtu, u ekzekutua vendimi i gjykatës për vendosjen nën sekuestro preventive të një sipërfaqeje 122 (njëqind e njëzet e dy) hektar kullotë, me vendndodhje në vendin e quajtur “Stojan”, Bashkia Libohovë, e regjistruar në shkelje të ligjit nga shtetasi F.T, ish-drejtues i ASHK Gjirokastër, me qëllim favorizimin e subjektit “F”, për marrjen me qira të kësaj sipërfaqeje për 98 vjet për ndërtimin e një parku fotovoltaik, duke cenuar të drejtat e pronësisë së disa shtetasve. Për këtë qëllim u ushtrua kontroll në zyrat e subjektit “F” në qytetin e Tiranës, ku u bë e mundur sekuestrimi i dokumenteve që kanë të bëjnë me pajisjen me licensë për ndërtim parku fotovoltaik.

falsifikim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.