Familja e Lear Kurtit kërkon që vdekja e të riut të mos përdoret nga politika për qëllimet e tyre. Ata kanë kërkuar që politikanët nëse duan të shprehin ngushëllimet e tyre ta bëjnë këtë gjë si qytetarë të thjeshtë e jo me kamera e regji me vete. Përveç politikanëve, edhe mediave u është ndaluar të filmojnë homazhet për të ndjerin Kurti.
Del përgjigja e ekspertizës për vdekjen misterioze të 32-vjeçarit, ku del që shkaku i vdekjes së Lear Kurtit është overdoza. I riu kishte arritur pak para se të kapej nga efektivët, të gëlltiste dy qese të vogla me një sasi kokaine brenda saj. Qeset janë të përmasave 5×5, të ngjashme me ato qeset që përdoren në farmaci për medikamentet. Sipas burimeve këto qese ishin të paktën 3 ose 4 doza kokaine. Sipas ekspertizës, shkak i vdekjes të Kurtit është arrest kardiak i shkaktuar nga overdoza.
Për vdekjen e Lear Kurtit që është e veshur me mister, pasi humbi jetën në duart e Policisë së Shtetit, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë këtë të premte, ora 20:00, para Ministrisë së Brendshme. ”Kupa u mbush, boll më me padrejtësinë, stop ekzekutimit të shqiptarëve”, shkruhet në foton e publikuar nga Berisha në një postim në facebook, ku caktohet edhe vendi dhe ora e protestës. Po ashtu theksohet se ajo organizohet nga një grup të rinjsh.