Kudo po flitet për motivet që çuan në vrasjen e Liridonës. Vëllai i saj, Leonardi tregon se gjatë ditëve të fundit janë kontaktuar nga shumë persona të cilët kanë ofruar informacione rreth vrasjes së Liridonës, por u lutet që pë këto të dhëna t’u drejtohen policisë dhe prokurorisë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai shkruan se hetimet ua kanë besuar institucioneve të drejtësisë. Presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës, shprehet Leonardi. “Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.
Lexo edhe :
Related Posts
Për vrasjen e Liridona Ademjat, është arrestuar bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen, dorasi, si dhe dy persona të tjerë, të cilëve gjykata ua ka caktuar nga një muaj paraburgim. Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt deri më tani janë arrestuar katër persona, mes tyre edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 30 ditë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.