Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka humbur babain e tij, i cili ndërroi jetë sot. Lajmi për vdekjen e Petrit Takajt u bë i ditur nga vetë klubi korçar.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z.Petrit Takaj, babai i presidentit të KF Skënderbeu Ardjan Takaj. Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është pranë familjes Takaj në këto momente të vështira dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta të afërmve për këtë humbje të madhe.
Varrimi behet ditën e hënë dt 07/07/2025, Ora 13:00. Ceremonia mortore zhvillohet ne ambientet e Funeral Home PARAJSA (Rruga Muhedin Llagani pranë Nova Home ish NSHRAK) nga ku do të bëhet edhe nisja drejt Varrezave Sharrë U prehsh në paqe Petrit Takaj”, shkruan Skënderbeu.

