”Lidhja” mes Edit dhe Dolces ka marrë fund. Ngjarja ndodhi mbrëmë, kur dyshja vendosi t’i japë fund raportit të tyre, pasi prej kohësh kishte një ftohje mes tyre. Sipas asaj që u bë e ditur, ishte vetë Dolce ajo që u shpreh se ishte distancuar emocionalisht nga Edi, për shkak të mungesës së interesimit dhe vëmendjes nga ana e tij.
Kjo situatë duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin për t’i dhënë fund lidhjes. Gjatë ditës së djeshme, ishte publikuar profili i Edit në rrjetet sociale, ku vihej re se ai ende e ndiqte Dolcen. Megjithatë, pas ndarjes së mbrëmshme, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Familjarët e Edit kanë reaguar duke ndërprerë çdo lidhje virtuale me Dolcen.
Ata e kanë hequr Dolcen nga lista e ndjekësve, një veprim që është interpretuar si një mbyllje përfundimtare e çdo raporti mes palëve. Ky reagim ka shtuar edhe më shumë bindjen se ndarja mes Edit dhe Dolces është tashmë përfundimtare, jo vetëm mes tyre, por edhe në rrethin familjar.
