Tirana ka ndeshjen më të rëndësishme ndaj Crvena Zvezdës, përballje kjo e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Champions League. Një ndeshje që do të luhet pa praninë e tifozëve,megjithatë tifo-grupi“Tirona Fanatics” i ka bërë një surprizë të bukur skuadrës në kompleksin “Skënder Halili” duke krijuar një atmosferë të zjarrtë.
Ata i kanë dedikuar një koreografi të madhe kësaj pragsfide, ku janë ilustruar dy heronj të luftës së Kosovës dhe harta e ngjyrosur me të kuqe, duke simbolizuar gjithë gjakun e derdhur në luftën ndaj Serbisë në vitin 1999.Poshtë saj shkruhet: “Vij me mbrojt vatan’ edhe aty ku vdekja është e sigurt”.
Një mbështetje e madhe e tifozëve bardheblu, që duan të karikojnë sa më shumë skuadrën për këtë sfidë kaq delikate, edhe pse kushtet nuk janë të duhurat për shkak të pandemisë.