Futbollisti i Kombëtares, Odise Roshi ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin rus, me fanellën e Akhmat Groznit në përballjen ndaj Orenburgut e vlefshme për javën e 4-t.
Mesfushori fierak nuk u preferua nga trajneri në startin e ndeshjes, teksa u hodh në fushën e lojës, në fillim të pjesës së dytë, duke zënë vendin e Bernard Berishës.
Vetëm 25 minuta i kanë mjaftuar futbollistit shqiptar, teksa në të 70-tën arriti të tundte rrjetën, pas daljes së gabuar të portierit, duke goditur saktë me kokë. Ky është goli i parë i 28-vjeçarit, pas rikthimit nga dëmtimi i gjatë. Akhmat Grozni është duke udhëhequr me rezultatin 2-1, kur kanë ngelur edhe pak minuta nga fundi.