Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fate Velaj apo Ermal Dredha? Sot Edi Rama vendos për kandidatin në Vlorë

08:56 / March 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kryeministri Edi Rama drejtuesi i PS ne qarkun e Vlores Blendi Klosi dhe pretendentet per kandidate per bashkine Vlore ish deputeti Fate Velaj dhe ambasadori Ermal Dredha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përzgjedhja e kandidatëve për bashkitë në Qarkun e Vlorës po kthehet në dhimbje koke për Edi Ramën. Tre nga pesë bashkitë nuk po arrijnë dot të gjejnë konsensus për emrin e kandidatit. Në Sarandë kanë nisur diskutimet mes kryetarit aktual dhe kandidatit që po propozon Blendi Klosi.

Selenicë ka një diskutim mes Klosit dhe deputetit Vullnet Sinaj pasi të dy kanë nga një emër.

Kurse në Vlorë, Blendi Klosi po tenton të vendosë si kandidat ambasadorin e Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ermal Dredha.

Dredha, prej vitesh i angazhuar në diplomaci dhe i shkëputur nga qyteti i Vlorës nuk gëzon mbështetje mes socialistëve dhe nuk plotëson dy kriteret kryesore të vendosura, që janë kontributet në parti dhe me banim në Vlorë. Për të plotësuar këtë të dytën, Dredha vetëm javët e fundit ka zhvendosur gjendjen civile në Vlorë.

Nga ana tjetër Edi Rama ka piketuar Fate Velajn si kandidat të Partisë Socialiste për bashkinë e qytetit bregdetar, i cili përmbush kriteret, si për kontributin e dhënë në komunitet dhe brenda partisë, ashtu edhe atë të rezidentit.

Prej një viti Rama i kërkoi Velajt të niste turin në qytet ‘Fate Talks- ide të reja për Vlorën’ për të parë problematikat e qytetit dhe për të dhënë ide të reja zhvillimore.

Kjo e ka detyruar Edi Ramën që ditën e shtunë në mëngjes të mbledhë Asamblenë e zgjeruar të PS për Bashkinë e Vlorës ku do të shikohet situata në lidhje me emrat e kandidatëve.

Burime nga selia e rozë bëjnë me dije se zgjedhja e Ramës është Fate Velaj për të qenë kandidat. Lidhur me këtë Rama ka thënë se me Bashkinë e Vlorës do të merret personalisht për t’i dhënë këtij qyteti një pamje europiane, si në infrastrukturë dhe në mentalitet.

dredha Fate Velaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.