Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fati i PD dhe protesta e Berishës/ Karaj: Seanca nuk përfundon brenda 3 marsit

22:01 / February 15, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha bashkia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Caktimi i datës së protestës së rradhës të opozitës, në datë 3 mars, ditën kur gjykata e Apelit vendos për fatin e drejtimit të PD-së, është konsideruar si një presion i Berishës ndaj gjykatës.

Avokatja Adriana Kalaja shprehet se caktimi i datës së protestës ishte totalisht i zakonshëm, duke mos pranuar se po bëhet persion ndaj gjykatës së Apelit që të rrëzojë vendimin e Agron Zhukrit.

“Është zgjedhur një ditë siç u zgjodh 11 shkurti, 13 shkurti apo 16 shkurti. Me protestë nuk del njëherë në shesh dhe rrëzon Ramën. Protestat e shpeshta sistematike e vënë nën siklet qeverisjen. Nuk është më i qetë, faktet e tregojnë këtë. Me këtë objektiv u thirr edhe ajo e nesërmja. Protesta e 3 marsit nuk do jetë për presion ndaj gjykatës, por duke e lidhur me protestën, edhe gjykata të shohë se kush është opozita”-tha Kalaja.

Ndërsa, Rezart Kthupi, avokati që do të përfaqësojë PD-në e Alibeajt në seancën që do zhvillohet në gjykatën e Apelit, duke e sqaruar të gjithë çështjen tha se në rast se gjykata rrëzon vendimin e Zhukrit atëherë PD i mbetet Bashës dhe Alibeajt.

“Gjykata e Apelit e ka ankimimin të depozituar. Ka pasur një muaj kohë për t’u njohur me pretendimet e palëve. Nëse nuk ka surpriza, është vetëm debat mbi provat me të cilët gjykata njihet tashmë. Ankimi ynë është 70 faqe, gjykata nuk ka risi.  Mjafton vetëm vendimi i zhbërjes së Zhukrit që partia t’i mbetet Bashës dhe Alibeajt”-u shpreh avokati.

Nga ana tjetër, avokati Leonard Karaja tha se nëse gjykata e Apelit do të shqyrtojë me themel provat e paraqitura dhe të gjihë procesin, atëherë është e pamundur që vendimi të jepet brenda 3 marsit. Ai tha se mundësia e vetme që Apeli të marrë vendim në 3 mars është vetëm nëse i jep të drejtë vendimit të Agron Zhukrit për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Nëse do kërkoni një gjë të tillë nuk përfundon dot atë ditë nëse gjykohet me themel. Kjo histori përfundon atë ditë vetëm nëse i jep të drejt vendimit të Zhukrit. Çdo lloj vendimi tjetër ose e rrëzon ose rikthim aktesh në shkallën e parë me gjyqtarë të tjerë. Nëse nuk e pranon, duhet të dimë si do e rrëzojë, duke kthyer akte në gjykatën e shkallës së parë, do të thotë që gjyqi fillon me themel nga e para. Apo do pranojë se vetë gjykata e Apelit që ajo vetë ta gjykojë me themel një çështje të pagjykuar në themel në shkallë të parë”-tha Karaj.

3 mars karaj Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.