Jo më kot thonë se nënat shqiptare janë të gjitha njësoj, sepse kudo që shkon dëgjon të njëjtat histori për to. Në adoleshencë dhe jo vetëm, gjithmonë kemi pasur përplasje në lidhje me veshjet e stilin tonë. Të tilla debate zakonisht ndodhin edhe për shkak të diferencës në moshë dhe ndryshimeve mes brezave. Me siguri edhe ju keni pasur konflikte të tilla, si “mos vish pantallona të grisura se dukesh sikur t’i kanë shqyer qentë”, “mos vish këtë bluzë kaq të gjerë” etj etj.
Këto situata na i kujtoi sot Fatma Methasani. Moderatorja ka publikuar një video nga gardëroba e saj, në të cilën bien në sy shumë këmisha. Ajo ka treguar se mami i saj nuk i ka pasur kurrë qejf këmishat e gjera dhe xhinset e grisura.
“Mami im nuk i ka miratuar kurrë këmishat e mia oversize dhe xhinset e grisura”, ka shkruar Fatma përkrah videos.
Ajo ka pyetur ndjekësit e saj nëse kanë pasur histori të ngjashme me të dhe me siguri çdokush do e ketë gjetur veten në këtë rast. Megjithatë gjithçka duhet të ketë ndryshuar tashmë për Fatmën, sepse ajo është bërë nënë vetë dhe nuk i duhet t’i marrë më “leje” askujt për veshjet e saj.
Kujtojmë se moderatorja është bërë nënë për herë të parë në janar të 2020-tës dhe për pak javë i vogli Noe do të festojë 1-vjetorin e lindjes.