Fatos Lubonja thotë se flamuri izraelit që u shfaq në mes të Tiranës, është një shëmti dhe servilizëm.
Ai thotë se ne jemi një vend mysliman.
“Pashë atë flamurin izraelit që ishte vënë në qendër të Tiranës, nën stilin e Edi Ramës, që më shumë ngjan si servilizëm se sa si solidaritet.
Ne jemi një vend me shumicë myslimane, që kemi raporte edhe me Turqinë, që janë më të kujdesshëm ndaj kësaj çështjeje.
Nëse ju kujtohet kur ishte çështja e zhvendosjes së Ambasadës në Jerusalem, Shqipëria nuk pranoi duke qëndruar në aleancë me Erdoganin në atë kohë.
Patjetër që duhet të ketë solidaritet dhe akti duhet dënuar, por nuk zgjidhen kështu problemet, me një servilizëm që të tjetër nuk e bëjnë” – tha Lubonja.