Këngëtari i njohur me famë ndërkombëtare nga Australia, Faydee, pozoi mbrëmë me Luana Vjollcën duke bërë shenjën e shqiponjës.
Të dy të ulur në një restorant, bënë shënjen e shqiponjës, por në foton e publikuar nga Luana, Faydee ka lënë një koment special ku shkruan: “Shqiptar”
Duket se këngëtari me famë botërore Faydee ka dashur të tregojë rëndësinë e madhe që ka ky gjest, por jo të gjithë e kanë pritur mirë.
Disa komentues i përgjigjen komentit të tij duke i shkruar se “shqiptar nuk bëhesh, por lind”, ndërsa të tjerë e kanë falenderuar për këtë gjest.
Faydee dhe Luana Vjollca sollën të shtunën bashkëpunimin e tyre me titull “Yalla Habibi”, që u prit mjaft mirë duke kaluar shumë shpejt milionëshin e parë në YouTube.