Prokurori i përgjithshëm, Merrick Garland, ka reaguar në lidhje me kontrollin që i është bërë ish-presidentit të SHBA Donald Trump në shtëpinë e tij nga FBI.
Merrick Garland tha se ai “aprovoi personalisht” vendimin për të kërkuar një urdhër për FBI-në për të kontrolluar shtëpinë e ish-presidentit Trump në Florida në Mar-a-Lago.
“Departamenti nuk e merr me lehtësi një vendim të tillë. Aty ku është e mundur, është praktikë standarde të kërkohen mjete më pak ndërhyrëse si një alternativë ndaj një kërkimi dhe të shtrihet ngushtë çdo kërkim që ndërmerret”, tha Garland.