Edhe pse Inter thuajse e ka siguruat titullin kampion në Itali, dëshira e tifozëve zikaltër është që të kurorëzohen në derbin e Milanos. Pas eliminim në Champions, interistët kanë vetëm një skenar të festojnë yllin e dytë në fanellë përballë rivalëve të përjetshëm të Milanit.
Federata Italiane mori vendimin se ndeshja Milan-Inter e programuar të luhej në 21 prill, do të luhet një ditë më pas, të hënën e 22 prillit. Kjo për arsye që Milani të jetë më i freskët për ndeshjen e kthimit në Europa League. Më momentin që flasim, ekipit të Inzaghit i duhen vetëm 13 pikë në total.
Si Milani apo Juventus që të dyja skuadrat duken të dorëzuar përballë gjigandëve zikaltër. A do të vendoset ylli i dytë në fanelle në derbin e Milanos, kjo mbetet për t’u parë.