Janë publikuar fotot nga propozimi përrallor që mori Paris Hillton për fejesë.
I dashuri i saj, Reum i propozoi asaj Paris një ditë para Shën Valentinit, me një unazë të dizajnuar nga stërnipi i Louis Cartier, Jean Dousset. Propozimi u organizua në një ishull privat, ku dyshja festonte ditëlindjen e Hilton me familjen e saj.
Të veshur me të bardha, ata duken të lumtur krah njëri-tjetrit.
“Dashuria ime dhe unë kemi qenë së bashku që në takimin tonë të parë, dhe për ditëlindjen time, ai organizoi një udhëtim të veçantë në parajsën tropikale. Ndërsa ecnim për darkë përgjatë plazhit, Carter na çoi te një kabana e zbukuruar me lule dhe u ul në gjunjë. Thashë po, po përgjithmonë“, shkroi Hilton në postimin e saj në Instagram.