Aktori i serialit “Friends”, Matthew Perry është fejuar. Sipas mediave të huaja lajmin e ka bërë vetë të ditur aktori i cili ka thënë se i ka propozuarës të dashurës së tij Molly Hurwitz dhe ajo ka thënë Po! Sipas mediave, Hurwitz është 22 vjeç më e re se aktori.
“Vendosa të fejohem. Jam me fat që kam në krah gruan më të mrekullueshme të planetit”-tha Perry për revistën e njohur “People”. Matthew dhe Molly u lidhën në vitin 2018 dhe që prej asokohe nuk janë ndarë asnjëherë.
Lidhja e tyre është bërë publike, dhe çifti nuk ka kursyer as foto në rrjetet sociale. Në fillim të këtij viti ajo i bëri një urim për Shën Valentin aktorit duke e quajtur njeriun e saj të preferua. Të dy janë pjesë e serialit të famshëm “Friends”. Më 22 shkurt u bë i ditur lajmi se seriali i humorit do të kthehet pas 15 vitesh.