Një fëmijë 8 muajsh, i cili kishte gëlltitur një prerëse thonjsh ka dalë me sukses nga një operacion i realizuar për të hequr mjetin metalik që kishte ngecur në ezofagun e tij.
Fëmija e kishte gëlltitur gabimisht gjatë lojës prerësen, ndërsa iu nënshtrua operacionit të vështirë në qarkun Nashik në Indinë Perëndimore.
Në fotot e publikuara nga mediat angleze, vogëlushi shihet i shtrirë teksa një grup mjekësh specialistë realizojnë mrekullinë duke nxjerrë pas 1 ore operacion, prerësen 5 cm të gjatë.
Ndërkohë, një radiografi e tregon qartë kontraptin e vendosur në qafën e foshnjës, pothuajse duke bllokuar të gjithë fytin e tij.



