Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fëmija lidhet me njerëzit, nësa ata e shohin në fytyrë për orë të tëra

13:39 / January 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femijet ne telefon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Besohet se fëmija lidhet me njerëzit e tjerë nësa këta të fundit e shohin në fytyrë për orë të tëra. Pikërisht këtë gjë kam bërë me iPhonin tim, ndaj ndihem aq e lidhur me të, saqë e kam të pamundur mos ta kontrolloj edhe kur jam me fëmijën tim. Kohëve të fundit më kanë dalë në “newfeed-in” e facebook-ut shumë studime rreth ndikimit të telefonit në jetën e fëmijëve, sesi teknologjia po ndërhyn në marrëdhëniet njerëzore e të tilla informacione. U shqetësova dhe mora një vendim: nuk do e prek telefonin një javë me dorë kur të jem me djalin! Nuk do kontrolloj emailin e punës, whatsappin, instagramin apo facebookun! Këtë gjë do ia ndaloj vetes vetëm kur të jem pranë djalit, jo gjatë gjithë kohës. 
Ja ç’ndodhi kur unë u përpoqa të hiqja dorë nga ky zakon!  Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë. Eksperimenti ynë filloi që në orat e para të së dielës. Kur djali im tre vjeçar më erdhi në krevat e më kërkoi telefonin për të luajtur, i tash që ishte i fikur! E putha e përqafoja, luante me flokët e mia dhe më prekte fytyrën sikur mos ta kishte parë prej ditësh. Më vonë përgatitëm mëngjesin bashkë dhe ai u grind pak se pse nuk po e hante mëngjesin me tabletin para ! Në momentin kur djali ishte në tualet, shkova të shihja telefonin! Mesazhe pa fund, e thirrje të humbura ! Të afërmit menduan se më kishte ndodhur gjë. 

iowprwe


Çaktivizova pajisjen që më “lidhte” me djalin nga dhoma tjetër kur ai luante apo flinte dhe shkoja e kontrolloja vetë ! Nuk kisha ekran që të më mbante lidhur ndaj mendjen e kisha te djali. 
Më pak “scrolling” edhe më pak të bërtitura
Fëmija do të gjithë vëmendjen tuaj, sepse ju jeni qendra e botës për ta ! Kur ju nuk ia jepni këtë gjë, ata përpiqen ta fitojnë duke bërtitur ! POR nuk ndaloi së bërtituri vetëm djali im 3 vjeçar , por edhe unë. Sipas një studimi të publikuar në revistën TIME, ekranet blu të telefonit dhe orët e kaluara përpara tyre nxisin reaksione kimike në tru që na shpërqëndrojnë e na bëjnë më nevrikë.Ishte e vërtetë, përgjatë një jave, gabimet e djalit tim më dukeshin të pranueshme për një 3 vjeçar dhe nuk i bërtisja për çdo gjë. Burimi:PureWOW

Femija fytyre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.