Tmerr në Teksas. Një fëmijë 7 vjeçar humb jetën, ndërsa drejt banesës u qëllua nga një makinë që kalonte në rrugë.
Sipas Independent, 7-vjeçari u qëllua rreth orës 22:45 të së dielës në shtëpinë e tij në Cloverleaf, një qytet jashtë Houston. Policia raportoi se fëmija ishte qëlluar për vdekje nga një makinë që po kalonte në rrugë.
Dhoma e fëmijës ka qenë në pjesën e përparme të shtëpisë ndërsa lëndimet që ka marrë janë në gjoks.
Pasi u qëllua, fëmija shkoi i plagosur tek nëna e tij e i tregoi. Ajo e alarmuar nxitoi ta dërgojë në spital, por ai nuk mundi të mbijetonte.
Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, dhe ende nuk dihen arsyet e vrasjes.
Në SHBA janë regjistruar disa vrasje me armë gjatë javëve të fundit.