Një familje kanadeze prej gjashtë personash, kanë vendosur që të udhëtojnë rreth botës për një vit përpara se vajza 12-vjeçe dhe djemtë, 7 dhe 5-vjec, të humbasin shikimin, kjo për shkak të një gjendje të rrallë gjenetike. Prindërit e tyre e zbuluan këtë gjë për herë të parë tek vajza e tyre e madhe dhe më pas dy vëllezërit. Ata u diagnostikuan me të njëjtën sëmundje, retinis pigmentosa.
Nëna e tyre Edith Lemany, e cila punon si financiere në Quebec (qytet në Kanada), tha se kur morën vesh se dhe dy fëmijët e tjerë u diagnostikuan me të njëjtën sëmundje, ata vendosën që të udhëtonin botën për të mbushur turin e tyre me kujtime “vizuale”, përpara se shikimi i fëmijëve të përkeqësohej.
Deri më tani ata kanë vizituar Namibinë, Zambinë, Tazaninë, Turqinë dhe Mongolinë. Në postimet e tyre në rrjetet sociale, ajo shprehet se ndihet e lumtur që të shikojë fëmijët bashkë, por pranoi se ka qenë “punë e vështirë të jesh 24/7 me ta”. Zonja Lemay tha edhe se: ”Djali i vogël më pyeti, mami, çfarë do të thotë të jesh i verbër? A do të drejtoj unë një makinë? Ai është pesë vjeç, por ngadalë ai po kupton se çfarë po ndodh. Për të ishte një bisedë normale, por për mua pikëlluese”.
Retinis pigmentosa është një gjendje e rrallë gjenetike, ku qelizat në retinë-pjesë e ndjeshme ndaj dritës së syrit, fillojnë të shpërbëhen. Instituti Kombëtar i Syve në SHBA, thotë se retinis pigmentosa është një grup sëmundjesh të rralla të syve e shkaktuar nga gjenetika me të cilat njerëzit lindin, dhe që shkaktojnë prishjen e qelizave vizuale.
Aktualisht për këtë sëmundje nuk ka shërim, por ekspertët thonë se përdorimi i mjeteve ndihmëse për shikim të ulët dhe programeve të trajnimit për të qetësuar shikimin e ri mund të ndihmojnë.