Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Fëmijët që ndoqën gjurmët e prindërve të tyre

12:18 / May 30, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
femijet 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur jemi të vegjël prindit tanë janë gjithmonë burim frymëzimi për ne. E nëse dikush na pyeste se si kush do të donim të bëheshim kur të rriteshim, përgjigja ishte “si mami” apo “si babi”.“Molla nuk bie shumë larg pemës” thotë një shprehje, e sidomos në botën e artit e muzikës, ku talenti duket se kalon nga prindërit tek fëmija, këngëtarë, regjisorë, aktorë e sportistë të famshëm janë fëmijë të prindërve të suksesshëm. le t’i shohim bashkë disa prej tyre:

Zef dhe Julian Deda

Fillimisht Zef Deda e më pas Julian Deda, të dy na kanë argëtuar pa fund duke ja dalë me shumë lehtësi të futen në zemrat e tona. Me batutat që nuk i mungojë kurrë, Zefi dhe Julian Deda kanë vërtetuar se mund të të bëjnë të qeshësh në çfarëdo gjendje emocionale që të jesh. Pjesë e trupës së “Apratamenti 2XL”, Juli ka dëshmuar me kohë talentin e trashëguar nga i ati.

Avni dhe Inva Mula

Nëse ka një emër me të cilin ne krenohemi është pa dyshim ai i sopranos së madhes Inva Mula. Ajo është tashmë një emër i njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe duke marrë parasysh fatin se ajo është e bija e Avni Mulës, një ndër kompozitorët dhe këngëtarët më të talentuar në Shqipëri. Avni Mula është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë e tij në skenën operistike, krijimtari të cilën po e çon tashmë përpara edhe e bija e tij, Inva Mula.

Ferdinand dhe Elton Deda

Elton Deda është një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës “rok” e jo vetëm. E kjo falë talentit të trashëguar nga i ndjeri Ferdinand Deda, i cili ka qenë një ndër dirigjentët e kompozitorët më të mirë të viteve ’60-’70, ndërsa është nderuar edhe me titujt “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.

Gaqo dhe Pirro Çako

Një tjetër personazh i famshëm i cili ka ndjekur gjurmët e babait të tij është edhe Pirro Çako. I biri i Gaqo Çakos, një ndër tenorëve më të mëdhenj të muzikës sonë, Pirro është sot një ndër këngëtarët më të dashur të muzikës së lehtë. Ndërsa kohët e fundit bashkëpunoi edhe me këngëtaren Elvana Gjata ku ishte kompozitorë i këngëve të albumit më të ri të saj.

Alfred dhe Gjergji Kaçinari

Një familje e tërë artistësh, prandaj nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me Gjergji Kaçinarin. I biri i një prej kompozitorëve dhe orkestruesve më të mirë shqiptarë, talenti i Gjergjit spikati qartë që në daljen e tij të parë si konkurrent në një konkurs talentesh.

Luftar dhe Gazmend Paja

Një ndër artisët më të madhej të skenës sonë, Luftar Paja mbahet mend për rolet e tij të shumta e të qeshurat pafund që na ka dhuruar. Ndërsa sot është djali i tij, Gazmend Paja i cili na argëton pa masë me talentin të trashëguar dukshëm nga i ati. Gazi u bë i njohur për publikun në skenën e spektaklit të humorit “Portokalli”, ku spikati qartë ngjashmëria e tij me të atin, jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në humorin e hollë që ata servirin tek publiku.

Yllka Mujo dhe Amos Zaharia

Kur sheh filmat e vjetër shqiptarë të duket sikur në asnjërin prej tyre nuk mungon aktorja Yllka Mujo, kaq të shumta janë rolet e luajtura me mjeshtëri prej saj. E një karrierë po kaq të suksesshme duket se po ndërton edhe i biri, Amos Zaharia. Dashuria për artin duket se i ka lindur që shumë i vogël, kur hipte në podiumin e teatrit, ndërsa e ëma përgatitej për rolet e saj. pasion të cilin e vazhdoi edhe më tej, e falë talentit të trashëguar dhe punës së palodhur ja ka dalë të jetë sot një aktorë shumë i mirë.

Sabri dhe Ermal Fejzullahu

Fillimisht u dashuruam pas zërit të babait të tij, e më pas po kaq lehtë na e rrëmbeu zemrën edhe Ermali. Ndonëse në daljet e tij të para ai identifikohej gjithmonë si “ i biri i Sabri Fejzullahut”, Ermali arriti të ndërtonte një karrierë të suksesshme, ndërsa sot të dy janë ndër këngëtarët më të mirë e më të dashur për publikun.


femijet gjurmet qe ndoqen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.