Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ferdinand Xhaferaj mungon në takimin e Rithemelimit në Durrës, çfarë kishte paralajmëruar

21:14 / May 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1111111111111111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Rithemelimit në PD, organizoi një takim me simpatizantët e Partisë Demokratike në Durrës. Takimi u hap nga nënkryetari Oerd Bylykbashi, i cili është edhe deputet nga lista e këtij qarku ndërsa theksoi se “vula do të shkonte aty ku i takon”.

Krahas Bylykbashit, në takim ishin Luçiano Boçi, Tomor Alizoti dhe Ervin Salianji, ndërsa u vu re mungesa e Ferdinand Xhaferajt, i cili deri më tani ka bërë vazhdimisht thirrje publike për atë që ai e ka quajtur “bashkim në diversitet dhe jo dorëzim pa dinjitët” duke theksuar se “Berisha është i nevojshëm në opozitë, por jo në krye të saj”.

Xhaferaj nuk ka bërë reagim publik në lidhje me mungesën e tij, si deputeti më i votuar i qarkut, por më herët ai ka mbajtur qendrime të forta sa i përket kushteve me të cilat duhet të bashkohen demokratët, që me mosprezencën e tij ka treguar se nuk janë plotësuar.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, Bylykbashi kërkoi lirimin e Berishës duke i lejuar atij vijimin e jetës politike normalisht.

“Sot PD-ja e ka liderin e saj, Sali Berishën të burgosur politik, në një arrest të paligjshëm, antikushtetues, vendim i marrë vetëm me qëllimin që liderin e opozitës ta shkëpusë nga mundësia që të ju drejtojë ju. Por kjo është e pamundur”, tha Bylykbashi.

Ferdinand Xhaferaj rithemelimi takimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.