Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fermerët e Xarrës në Sarandë: Mandarinat i kemi të pastra

21:42 / November 8, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2025 11 08 15h07m42s728 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kapja e disa sasive të mandarinave me përmbajtje pesticidesh të ndaluara ka goditur pothuajse të gjithë fermerët, dhe jo vetëm ata që kanë abuzuar.

Në fshatin Xarrë të Sarandës, ku ndodhen sipërfaqe të mëdha me agrume, tregu është tkurrur ndjeshëm në kulmin e prodhimit, si pasojë e lajmeve negative.

Për këtë arsye, fermerët e Xarrës, të bashkuar, kanë porositur analizat laboratorike të frutave për të provuar cilësinë e prodhimit të tyre.

“Këto janë analizat e kryera nga laboratorë të licencuar, të cilat tregojnë se nuk janë gjetur pesticide të ndaluara. Ne i kërkojmë ndihmë edhe Ministrisë së Bujqësisë për të mbrojtur prodhimin vendas”, shprehen fermerët.

Xarra, zona më jugore e Shqipërisë, në kufi me Greqinë, është prodhuesja më e madhe e mandarinave në vend. Nga ky produkt varet jeta e dhjetëra familjeve, të cilat prej vitesh ia kanë kushtuar jetën kultivimit të agrumeve.

fermeret mandarinat sarande Xarres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.