Modelja Arbenita Ismajli denoncoi pak ditë më parë bashkëshortin e saj, reperin Fero, për dhunë fizike, i cili përfundoi në pranga. Modelja tani ka nisur procedurat ligjore dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as postimet në Instagram duke iu drejtuar çështjes së tyre.
“Imagjino të lëndosh vajzën që Zoti ta dërgoi për të të shëruar. Kënaqu me humbjen!”, shkruan Arbenita.
Prive ka siguruar raportin e Prokurorisë, ku tregohet se për 3 muaj me radhë ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.