Prej disa javësh tashmë Arbenita Ismajli dhe Fero janë kthyer në çiftin më të preferuar për publikun shqiptar. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku publikojnë foto e video nga më të ndryshmet si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga ajo personale, mirëpo kurrsesi nuk mungojnë deklaratat e ëmbla të dashurisë.
Mirëpo siç duket nuk do shohim më deklarata të tilla se Fero dhe Arbenita qenkan ndarë. Të paktën kështu bëri të ditur reperi në instagramin e tij. “Fero publikoi një foto në instastory ku shkroi: Sapo u zgjova këtë mëngjes. Çkemi vajza, që nga ky moment jam single”.

