Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Fero zbulon historinë e dashurisë me Arbenitën: U habita kur e pashë për herë të parë

21:11 / June 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fero1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse është një nga lidhjet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, marrëdhënia e Feros me Arbenitën, në sytë e publikut është ende me mistere. Çifti ka postuar shpesh momente nga jeta private, por nuk flasin shumë për detaje të marrëdhënies së tyre.

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, reperi i njohur nuk e mohon se ka pasur krisje mes tyre, por këtë e quan diçka normale që ndodh në mes të çdo cifti, sidomos kur duhen. Megjithatë, ai e mohon të ketë pasur zënka për të marrë klikime portalesh.

Pasi u ndal në njohjen me Arbenitën në Shkup, Fero zbuloi një detaj ekskluziv nga momenti kur u mahnit aq shumë sa e pa për herë të parë – nuk pati guximin të dilte nga makina e t’i fliste.

“Ju përgëzoj për familjen e bukur që keni krijuar me Arbenitën, por keni pasur pak mundësi të rrëfeni, pak dinë njerëzit për ju. Ju kemi ndjekur gjithë kohës, u ndanë, u bashkuan, ka qenë ajo pjesa që ndoshta ishte më shumë lojë për fansat dhe për portalet” – e ngacmoi Rudina, por Fero iu përgjigj menjëherë.

“Nuk ka qenë, mund të ndodhë te ndonjë çift si lojë, por si te çdo çift, ndonjëherë zihen si në të gjithë botën. Nuk mendoj që ka çift në botë që nuk zihet të paktën një herë dhe ka ndodhur ndonjë zënkë ndonjëherë, por gjithnjë kemi qenë bashkë… Ka ndodhur që jemi mërzitur 3-4 orë, s’kemi folur, por prapë jemi pajtuar”.

Pyetjes nëse e mban mend momentin kur e ke takuar për herë të pare Arbenitën, Fero e kujton me shumë emocion.

“Po, e mbaj mend momentin e parë, në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar. Këtë e ke ekskluzive vetëm për ty”.

“Nuk ishte rastësisht, kemi kontaktuar kohë më parë në rrjetet sociale…” – shton Fero, por pas njohjes në rrjetet sociale, nisën frekuentimin: “E kam njohur në rrjetet sociale, më pas kemi dalë, jemi takuar dhe s’jemi ndarë më”.

I pyetur nëse është xheloz për Arbenitën, Fero tha se ajo nuk i lë shkas për t’u bërë xheloz, por ajo vetë është natyrë tejet xheloze për të, pjesërisht edhe prej fanseve të shumta femra të Feros.

Në planet e çiftit është edhe një dasmë, e cila për shkak të situatës së pandemisë ka qenë e pamundur, prandaj janë mjaftuar me celebrimin.

fero Historine zbulon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.