Morena Taraku njihet për jetën luksoze por festa e ditëlindjes së saj të 26-të ishte vërtetë një çmenduri. Ajo ka postuar video të shumta në Instastory ku na shfaq dhe detajet e festës, por pa dalë asnjëherë vetë në pamje.
26-vjeçarja tregon momentin kur drejt tavolinës së saj afrohen të paktën 7 kamarierë të cilët mbajnë disa shishe shampanje dhe fishekzjarre.
I papritur në fakt ishte dhe urimi i ish-të dashurit të saj, miliarderit Iranian Sasha Sobhani. Në një postim në Instastory ai shkruan “Gëzuar ditëlindjen!”.