Sonte Shqipëria do të luajë në “Merkur Spiel Arena” të Duseldorfit fatet e Europianit të futbollit, teksa një fitore përballë Spanjës do të mund të na çonte në 1/8 për herë të parë në histori. Tifozët kuqezi janë mbledhur në mbështetje të kombëtares për sfidën ndaj Spanjës dhe në qytetin gjerman ku do të luhet ndeshja ka vetëm festë. Një festë që ka përfshirë edhe tifozët spanjollë. Me këngë e valle, tifozët kuqezi kanë bërë për vete kundërshtarët e tyre. Fundja, Europiani është një festë e shqiptarët dinë ta realizojnë këtë më së miri.
VIDEO/ Këngë e valle, festa e tifozëve kuqezi në Düsseldor. Në mbrëmje ndeshja për të shkruar histori
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment