Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Festat e fundvitit, Ministrja Sala firmos urdhrin: Urgjenca dhe spitalet në gatishmëri të plotë në të gjithë vendin

14:20 / December 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
urgjenca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë në ditët festive. Urdhëri, i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala përcakton sigurimin e gatishmërisë të shërbimeve shëndetësore gjatë sezonit të festave, me qëllim garantimin e kujdesit shëndetësor dhe sigurisë për qytetarët, pa asnjë ndërprerje, veçanërisht në datat 31 dhjetor 2025 dhe 1–2 janar 2026. 

Në zbatim të këtij urdhri, ekipet e Urgjencës Mjekësore dhe strukturat spitalore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo rast emergjent, përfshirë traumat si pasojë e aksidenteve rrugore, tejkalimit të përdorimit të alkoolit apo përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë festimeve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, inspektuan punimet për qendrën “back up” të Urgjencës Mjekësore në Vlorë, një strukturë strategjike që forcon më tej kapacitetet e reagimit ndaj emergjencave shëndetësore.

“Ju falënderoj të gjithëve, ekipin e mjekëve, infermierëve, të gjithë personelin e spitaleve që këto ditë do të jenë në gatishmëri 24/7 për t’iu ardhur në ndihmë atyre që do të kenë nevojë për shërbim shëndetësor. Faleminderit për gatishmërinë, profesionalizmin dhe pasionin që tregoni në punën tuaj. Gatishmëria juaj është siguri për qetësinë e qytetarëve, për mbarëvajtjen e festave dhe për funksionimin normal të të gjithë sistemit shëndetësor,” u shpreh ministrja Sala.

Ministrja u njoh nga afër me ecurinë e punimeve, infrastrukturën teknike, dhe organizimin e shërbimit, duke theksuar rëndësinë e kësaj qendre si një hallkë kyçe në garantimin e reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të Urgjencës Mjekësore, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të shtuar, siç janë dhe festat e fundvitit.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sqaroi se qendra “back up” e Urgjencës Mjekësore në Vlorë do të funksionojë me të njëjtat standarde si ajo në Tiranë, e pajisur me kapacitetet e nevojshme njerëzore dhe teknike për të përballuar rastet emergjente, sidomos gjatë periudhave të fluksit të lartë.

Përveç shërbimit të zakonshëm, gjatë ditëve të festave në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme do të jenë të vendosura ekipe shtesë të Urgjencës Mjekësore, në gatishmëri të menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Evis SaLA firmos spitalet urdherin urgjenca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.