Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Festë kampionësh në Lezhë, skuadra e basketbollit “Besëlidhja” fituese e kampionatit me 27 fitore dhe asnjë humbje

11:52 / May 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5bcb7b3a 2274 4aa8 b8ce 620c72633102
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sezoni 2023-2024 do të mbahet mend gjatë në qytetin e Lezhës, pasi skuadra “Besëlidhja” në basketboll për meshkuj u shpall kampion i Shqipërisë, në një edicion ku realizoi 27 fitore dhe asnjë humbje. Me këtë rast, Bashkia e Lezhës organizoi edhe festën e fitores, ku iu rezervua një mikpritje kampionëve nga kryebashkiaku, Pjerin Ndreu, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ai falenderoi ekipin për këtë sukses që bëri krenar një qytet të tërë, ndërsa premtoi se ndërtimi i Pallatit të Sportit është objektivi i radhës. “Kur dolëm në Superligë menduam të bënim një Pallat Sporti, tani çështja është bërë më serioze dhe ne na duhet të zgjidhim problemin që ndeshjet e Besëlidhjes të bëhen në Lezhë. Shumë shpejt do ta zgjidhim këtë problem dhe do ta bëjmë Pallatin e Sportit, kemi bërë një kombinim. Çështja e Pallatit të Sportit nuk është vetëm e basketbollit, por edhe e volejbollit, pasi kemi edhe shumë sporte të tjera që të akomodojmë të gjithë sportet e tjera që të bëjmë shumë aktivitete. Arti, sporti, janë një energji pozitive për këtë qytet dhe janë të domosdoshme për jetesën e këtij qyteti”, u shpreh Ndreu gjatë fitores së biznesit. Ai falënderoi Presidentin e Besëlidhjes që ka një peshë të madhe në mbështetjen e ekipit.

Presidenti i ekipit të “Besëlidhjes”, Ylli Ujka theksoi se është hera e parë që një kryetar bashkie mbështet një ekip, një skuadër kampione në lojë ekipi. “Është hera e parë që fitohet në lojë në ekip. Falendëroj të gjithë stafin për punën e bërë. Djemtë e ekipit e kanë bërë Lezhën shumë krenarë dhe na kanë nderuar. Kemi pasur kampion në sporte individuale, por të fitosh në lojë në ekip para shumë skuadrave si Tirana, Teuta dhe Vllaznia, është një nder e krenari për të gjithë lezhianët”, tha Ujka.

Pjesë në suksesin e “Besëlidhjes” ka padyshim edhe trajneri, Afrim Bilali. Në shenjë mirënjohjeje, basketbollistët i dhuruan kryetarit të Bashkisë topin që solli fitoren e titullit kampion.

“Besëlidhja” basketboll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.