Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Festohet në Dropull 198 vjetori i Pavarësisë së Greqisë

18:34 / March 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi67
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Minoritarët grekë në zonën e Dropullit në Gjirokastër kanë festuar këtë të hënë 198 vjetorin e Pavarësisë së Greqisë. Ceremonia nisi me meshën në kishën e Dervicianit, për të vijuar me parakalimin tradicional të nxënësve të shkollave të zonës, ku flamuri grek valëvitej krahas flamurit shqiptar. Më pas festa ka vijuar me një koncert në pallatin e kulturës së Dervicianit.

Ndryshe nga vitet e kaluara, në ceremoni munguan përfaqësuesit e PBDNJ-së apo përfaqësues të shtetit grek. Kryebashkiaku i Dropullit Arqile Deçka nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë fakt.

Krahas drejtuesve vendorë, i pranishëm ne ceremoni ishte vetëm konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Lambros Kakissis, i cili drejtoi mesazhe për fqinjësinë e mirë dhe theksoi rëndësinë e mbrotjes së të drejtave të minoritetit grek.

“Është një ditë e shënuar për kombin grek dhe ortodoksinë. Të gjitha forcat e Kombit grek brenda dhe jashtë Greqisë u mobilizuan për përgatijen e revolucionit dhe rilindjen e kombit me parullën liri a vdekje. Kjo luftë titanike u përkrah nga forca të shumta në Evropë dhe SHBA. Si përfaqësues të shtetit grek jemi krenarë për praninë e minoritetit autokton grek në Shqipëri dhe prioriteti ynë është mbrojtja e të drejtave të tij.”

Festa Kombëtare e Greqisë kujtohet çdo vit më 25 mars, në nder të revolucionit grek, e konsideruar si një luftë e suksesshme e pavarësisë kundër pushtimit osman, zhvilluar mes viteve 1821 dhe 1832.

Dropull Greqi pavaresise tiranews
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.