Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Feston sot ditëlindjen, Monika Kryemadhi i kërkon ndjesë publike mamasë: Po përballesh me vështirësi për fajin tim

15:48 / April 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika me nenen
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monika Kryemadhi i ka uruar publikisht ditëlindjen nënës së saj Fatime Kryemadhit. Në një postim të ndarë në Facebook, Kryemadhi shkruan se nëna e saj edhe sot përballet me vështirësi për shkakun e saj. Duket se Kryemadhi i referohet thirrjes së nënës së saj në SPAK, në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit Lobimin në SHBA.

Më tej, mes rreshtave Monika Kryemadhi i kërkon ndjesë publike nënës së saj për të gjitha vështirësitë dhe dhimbjet që i ka krijuar.  

“Këtë foto Mami e ke shkrepur me 9 Prill 1974 dhe më pas ti ke vajtur në maternitet për të më sjellë në jetë mua. Me lindjen time kalove javë të tëra vështirësish në rrezik për jetën. Edhe sot që unë jam 50 vjeç dhe ti ke ditëlindjen përsëri ti përballesh me vështirësi për shkakun tim, je unike mami jam krenare për ty sepse forca jote, toleranca jote gjithmonë ka qënë pranë meje edhe pse unë bëhesha e pavëmendshme ndaj asaj që ti më ofroje , si shumë fëmijë.

Ti sot ke ditëlindjen dhe unë mund shkruaj fjalë pa fund për ty por asnjëherë nuk mund të mbush boshllëkun që unë herë pas herë ta kam krijuar duke qënë egoiste për familjen time. Të lutem pranoje urimin tim sot publik për ty duke të kërkuar falje për të gjitha vështirësitë, problemet, dhimbjet që të kam krijuar sepse kur bëhesh nënë kupton se çfarë institucioni përfaqëson Ajo.  Të dua mami me atë çfarë përfaqëson në jetën time”, shkruan Kryemadhi.

ditelindje Monika Kryemadhi nena
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.