Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fevziu dhe Buzhala: Amerika zgjodhi president për veten

16:36 / November 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga New York, gazetari Blendi Fevziu dhe analisti Berat Buzhala komentuan rikthimin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për Fevziun, 3 pikat kyçe në të cilat u bazua fushata e Trump i bëri amerikanët që ta votëbesonin. Fitoren e tij e cilësoi spektakolare.

”Ai ka fituar edhe votën popullore dhe ka bërë një fitore spektakolare. Rrezikon të fitojë në 7 shtete kryesore. Ka arritur një fitore që prej kohësh amerikanët se kanë patur në këto përmasa. Ka rikthyer Senatin, Kongresin dhe njëkohësisht Presidentit me një diferencë të votës popullore dhe të Kongresit Zgjedhor. Pjesa më e madhe kanë votuar për ekonominë,13% në bazë të abortit dhe 11% për emigracionin ilegal. Trump pati mundësinë t’u thoshte amerikanëve që 4 vite më parë ekonomia ka qenë më mirë se sot. Lider karizamtik, ndërsa Harris ishte si përzgjedhje mes demokratëve, figurë kompromisi pasi Biden e kishte të pamundur të ishte në betejë”,-tha Fevziu.

Të dy ranë dakord në një pikë, që Amerika zgjodhi presidentin e saj dhe jo atë që priste bota.

Berat Buzhala: Unë mendoj që është hera e parë që prej Luftës së Dytë Botërore që Amerika do ndryshojë trajektoren e politikës globale. Amerika s’ka votuar prej pritshmërive të botës, ka zgjedhur një President për veten, jo për botën.

Blendi Fevziu: I ka kaluar pritshmëritë tona, por mesa duket jo të amerikanëve sepse me pjesën më të madhe që kam folur, ka pasur pritshmëri për fitoren e Trump. Por atmosfera mediatike ka qenë me Harris.

Blendi Fevziu Donald Trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.