Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se një nga arsyet e vendimit drastik të djegies së mandateve është faktimi i blerjes së votës duke përdorur bandat.
Por gazetari Blendi Fevziu, duke i kujtuar zgjedhjet e vitit 2001, i ka thënë se “ishte bashkëshorti juaj që me vendime arbitrare nga Gjykata Kushtetuese mori disa mandate”.
Ju i mbani mend shumë mirë zgjedhjet e 2001, ishte bashkëshorti juaj që vendimet e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë arbitrare i dhanë gjithë ato mandate. Shërbimi informativ fuste kuti natën në Pallatin e Kongreseve që të numëroheshin të nesërmen.
“Duhet të rregulloni gjuhën, nuk mund të thoni bashkëshorti juaj, sepse ka qenë kryeministër dhe ish-kryetar. Zgjedhjet e 2001 nuk i jepte të drejtën PS-së të zgjidhte presidentin”, u përgjigj Kryemadhi.
Ju e dini shumë mirë sa mandate i ka ndryshuar Gjykata Kushtetuese.
“Këtë nuk mund ta them, unë jam dakord se është vendim i Gjykatës Kushtetuese por kemi dy vite pa gjykatë Kushtetuese që t’i japi njërës palë apo opozitës të drejtën”, u shpreh kryetarja e LSI-së.