Gazetari Blendi Fevziu i konsideron si deklarata ambige ato që kanë lidhje me vendosjen e Argita Malltezit si kryetare e PD-së.
Fevziu tha se e konsideron Argita Malltezin të zgjuar dhe të aftë, por një prej mangësive që ka, është pak njeri i tërhequr.
“Njerëzit që vijnë në lidership, duhet të jenë më popullorë, alegër. Ju e dini si takohet Sali Berisha me çdo njeri. E kam thënë edhe për Bashën, mungesa e komunikimit me shoqërinë.
Te opozita nuk është problemi vetëm kë do të vendosë Berisha. Nuk flasim për dyqan, por për parti politike”, tha Fevziu në “Të Paekspozuarit”.
Në vijim, gazetari solli në vëmendje një deklaratë të kohëve më parë lidhur me atë se çfarë mund të ndodhë me Partinë Demokratike.
“E ka thënë Aurel Plasari që PD mund të mbyllë qepenin”, tha Fevziu.