Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Fico siguroi furnizimin e Sllovakisë me gaz në bisedimet me Putinin

21:44 / January 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Robert Fico tha të mërkurën se kishte siguruar furnizimin me gaz të Sllovakisë gjatë një takimi me Presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë muajin e kaluar, pak para se Ukraina të ndalonte kalimin e gazit nga Rusia në fillim të këtij viti.

“Më duhej të siguroja minimumin e gazit të nevojshëm për konsum të brendshëm në Sllovaki, gjë që e kemi arritur”, tha zoti Fico në një video të postuar në rrjetin Facebook. Kryeministri sllovak nuk dha më shumë detaje ndërsa zyrtarë të qeverisë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Fico e ka akuzuar Kievin se e ka dëmtuar Sllovakinë duke mos zgjatur një marrëveshje tranziti për gazin rus që skadoi në fund të vitit 2024. Ai ka kërcënuar se do të shkurtojë nivelin e energjisë elektrike që shkon drejt Ukrainës dhe se do të reduktojë ndihmën për refugjatët ukrainas.

Sipas të dhënave të operatorit sllovak të rrjetit të transmetimit të gazit “Eustream”, Sllovakia ka vazhduar të marrë gaz që vjen nëpërmjet Hungarisë, e cila furnizohet me gazin rus nëpërmjet tubacionit “Turk Stream”, që nga ndalimi i prurjeve nga Ukraina.

Fico tha se ndalimi i gazit nga Ukraina i ka kushtuar vendit të tij rreth 500 milionë euro në tarifa tranziti dhe 1 miliard euro për çmimet më të larta të gazit. Ai do të takohet me zyrtarë të Komisionit Evropian në Bruksel të enjten për të diskutuar mbi ndalimin e transitit të gazit nga Ukraina.

Kievi ka thënë se ndalimi i transitit të gazit e dëmton Moskën ekonomikisht për sa kohë që Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e ka akuzuar Kryeministrin Fico për hapjen e një “fronti të dytë energjetik” kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë.

furnizimi Robert Fico sllovakia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.