Kreu i Komiteti Olimpik shqiptar, Fidel Ylli, i pranishëm në dëgjesën që po mban kryeministri Edi Rama për këtë temë, tha se bastet sportive duhen rihapur, por që të kontrollohen nga shteti.
“Është një takim pak i vonuar, kam qenë në Parlament dhe kam votuar për mbylljen e basteve dhe u bënë mirë që u mbyllën, por bëjmë një pyetje tjetër. Tani po luhet më shumë se më parë dhe shteti nuk ka asnjë kontroll, po luhet 20-30 mln lekë në javë.
Është një fenomen që unë kam thënë t’i mbyllim, po t’i mbyllim bastet në të zezë, t’i kontrolloj shteti dhe jo privati. Nuk ka shtet që nuk ka kompani bastesh, si do i themi një qytetari europian që do të luajë, që ne s’e kemi ligjin.
Kam marrë shembuj nga ligjet e tjera që me një kartë identiteti nuk mund të luajë më shumë se 500 euro, sot luhen me miliona dhe sporti nuk po merr asnjë lekë. Kur shtetet europiane i kanë këto ligje me standarte, po ne kaq të pasur jemi që t’i kontrollojë privati”, tha Ylli.