Një grua e moshuar u bllokua brenda banesës mëngjesin e së premtes në lagjen “Kastriot” në Fier.
Në pamundesi për të hapur derën e jashtme e cila ishte bllokuar e moshuara kërkoi ndihmën e zjarrfikësve me një telefonatë.
Këta të fundit kanë hyrë në banesën e katit të nëntë me vinç duke bërë të mundur edhe hapjen e derës së apartamentit.