Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Uniformat blu bëjnë me dije se një djalë i mitur ka ngacmuar seksualisht bashkëmoshataren e tij.
I mituri është proceduar penalisht nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan matarialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.