Humbja me Poloninë i ka kushtuar Shqipërisë zbritjen e dy pozicioneve në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kombëtarja kuqezi renditet në vendin e 68-të, dy më poshtë se muaji i kaluar.
Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho, nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në Varshavë, edhe pse zhvilloi një takim pozitiv. Sa i takon Kosovës, dardanët nuk kanë ndryshuar pozicion, duke u renditur edhe këtë muaj në vendin numër 107.
Argjentina është rikthyer sërish në majën e futbollit botëror. Fitoret e fundit miqësore kundër Panamasë (2-0) dhe Curaçao (7-0) ndihmuan kampionët e botës të rrëzonin nga froni Brazilin.