Fifi nuk i mbajti dot lotët në rrëfimin për djalin e saj gjatë provave në “Dancing With The Stars”.
“Nuk dua të flas për djalin, se sa herë flas, njerëzit mendojnë që po viktimizohem”, u shpreh ajo mes lotëve.
Ndërsa pas performancës në skenë, ku së bashku me Gracianon, kërcyen në ritmet e këngës së Alban Skënderaj, “Mbretër pa kurorë”, Olta e këshilloi Fifin të mos bëjë gabimin e saj:
“Djalin ta kesh me jetë dhe të sugjeroj të mos bësh gabimin që kam bërë unë, që të mos flasësh kur ta ndjesh me shpirt”, e “këshilloi” aktorja.